Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Indinjatë me Adriatik Lapajn në rrjetet sociale: Mos i krahaso qentë me Taulant Ballën!

Lapsi.al 22 June 2026

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës për protestën, duke e krahasuar me një qen.

Lapaj publikoi në rrjetet sociale një video i fton ndjekësit “të dëgjojnë Taulantin se çfarë ka thënë” dhe pastaj shfaq një qen që leh.

Por ironia e Lapajt nuk është pritur mirë nga disa prej komentuesve që i kërkojnë të ketë më respekt për kafshët.

“Vëlla, të lutem mi respekto qentë” shkruan Skerdiani.

“Të krahasosh Taulantin, me këtë. Është rritje vlerash, për Taon” shkruan Kaso. 

Ndërsa një ndjekës tjetër pyet i indinjuar: “Pse i ulni kafshet?”

Komentet në profilin e Adriatik Lapajt janë shprehje e një ndjeshmërie dhe kujdesi të shtuar për kafshët shtëpiake. Dhe nga reagimet në rrjet kuptohet se, nëse do të kishin miundësi të flisnin, të vetmet që do dilnin të fyer seriozisht nga postimi i Adriatik Lapajt nuk janë figurat politike, por vetë qentë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI