Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Rama nxjerr VIDEON/ Bullizon influencerat, por e nxijnë në komente

Lapsi.al 21 June 2026

Influencerat dhe blogerët kanë qenë në qendër të shigjetimeve të kryeministrit Edi Rama që kur nisi protesta. Këtë të diel ka vendosur që t’i nxjerrë me video disa prej tyre duke tentuar t’i tallë.

 “PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajkefollouve të gunës😅💃🏾👙. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës🇦🇱🦅🇪🇺” – shkruan Rama në rrjetet sociale. 

Megjithatë shumica e komenteve në videon e Ramës janë kundër tij. 

“Postimi me i turpshem qe mund ta bej Kryeminister! Ti konsiderohesh udheheqesi i Shqiperise dhe je mbi ta, dhe jo ne nivelin e tyre, plus ata jane ne moshe shume te re. Turp per ty! A kupton qe je Plakur! Merr Berishen dhe Largohu te shpetoj jo vetem Shqiperia por PS, PD dhe Opozita” -  shkruan njëri prej tyre.

“Korrupsioni deri ne nivelin qe nuk dorezon dot as zv-kryeministren, ngaqe jeni edhe prokuror edhe gjyqtar si baba i kombit, nderkohe merresh me influencerat. Kjo tregon qe protesta eshte e drejte, qe kauzat qe hidhen aty si mohoni dot, prandaj merremi me bullizime te tilla mediokre dhe totalisht pa nivelin e dikujt qe perfaqeson popullin. Qeveria qe merret personalisht me protestuesit, sduhet te jete me ne pushtet!” – shkruan një tjetër. 

“Ke shkelur ligjin per privatesine e te dhenave personale e sensitive. Ne Gjermani do haje burg e gjobe nese do i publikoje keto. Ti ske lidhje fare me ligjet o shok” – shkruan një tjetër.

“Po c esht gjith ky mllef me energjine femerore Ram. Mbete ter jeten duke i telendisur grate . Ke te drejte ti te besh kullen 30 kate dhe keto kan te drejte te flasin te mendojne te vishen e te zhvishen si ty” – shkrian një komentues.

“Ne si popull kemi këta. Aman ti ke Bellinden, Zeqinen, Erjonim, Likja i Madh, Rama Burg, Berisha Burg” – shkruan një tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI