Flash

Meghan Markle flet për rikthimin në aktrim

Lapsi.al 11 November 2025
Meghan Markle flet për rikthimin në aktrim

Meghan Markle ka bërë shaka për pauzën e saj 8-vjeçare nga aktrimi gjatë xhirimeve të filmit të ri “Close Personal Friends”.

“Po bënte shaka se ishte ndjerë pak e ndryshkur,” – ka treguar një burim për revistën People. “Por ishte e qartë që ishte përgatitur mirë dhe se për të ishte një moment i rëndësishëm të rikthehej. Dhe ishte fantastike.”

Burimi shtoi se dukesha e Sussex-it mbërriti në xhirime në studiot Amazon MGM dhe u prezantua thjesht: “Jam Meghan.”

“Gjithçka tek ajo ishte e ëmbël dhe e qetë,” – vijon burimi. “Dukej sinqerisht e emocionuar që ishte përsëri në set.”

Sipas të njëjtit burim, aktorja e serialit ‘Suits’, tashmë 44 vjeç, ishte “shumë e këndshme dhe me një energji shumë të ngrohtë.”

Markle, e cila në film luan vetveten, është parë në set në Pasadena, Kaliforni, duke buzëqeshur teksa hipte në makinë për të xhiruar një skenë pranë pishinës.

Filmi “Close Personal Friends” tregon historinë e një çifti që bëhen miq me një çift të famshëm. Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larson.

Ky është rikthimi i parë i Meghan në ekran pas tetë vitesh, pasi ajo u tërhoq nga Hollywood-i në vitin 2017 pas fejesës me Princin Harry.

Roli i saj i fundit ishte në serialin  “Suits”, ku luajti Rachel Zane për shtatë sezone (2011–2018). Ndër projektet e tjera të saj përfshihen edhe filmat “Remember Me” (2010) dhe “Horrible Bosses” (2011).

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI