Flash

Producenti mohon akuzat mes Millie Bobby Brown dhe Harbour

Lapsi.al 7 November 2025
Producenti mohon akuzat mes Millie Bobby Brown dhe Harbour

Producenti ekzekutiv i serialit, Shawn Levy, ka reaguar publikisht për herë të parë pas raportimeve se Millie Bobby Brown ka akuzuar David Harbour për ngacmim dhe bullizëm gjatë xhirimeve të sezonit të pestë.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, gjatë premierës botërore të sezonit të ri në Los Angeles, Levy u pyet për mënyrën se si trajton situata të tilla në set.

“Kam lexuar shumë histori, dhe shumica e tyre janë jashtëzakonisht të pasakta,” – tha ai. “E vërteta është se ne e shohim këtë kast si një familje, dhe gjithmonë kemi punuar me respekt të ndërsjellë.”

Producenti theksoi se është përgjegjësia e tij të sigurojë një ambient të shëndetshëm pune:

“Në fund të ditës, ky është thelbi i punës – të krijosh një vend ku të gjithë ndihen të sigurt dhe të respektuar. Ne kemi bërë gjithçka për ta garantuar këtë.”

Lajmet për përplasjen mes Brown dhe Harbour dolën në media në fillim të javës, pasi u raportua se aktorja kishte paraqitur një ankesë të detajuar kundër kolegut të saj, përpara se të niste xhirimi i sezonit final në fillim të vitit 2024. Burime për Daily Mail thanë se “hetimi zgjati për muaj të tërë” dhe se “Harbour nuk ishte akuzuar për sjellje me prirje seksuale”.

Megjithatë, në premierën e sezonit të pestë, dyshja u shfaq bashkë e buzëqeshur në tapetin e kuq, duke i dhënë fund thashethemeve për një përçarje mes tyre. Brown madje deklaroi për Extra se ishte “fantastike” të ribashkohej me Harbour pas gjithë zhurmës mediatike.

Një ekspert i gjuhës së trupit e quajti sjelljen e tyre “paksa të tepruar”, por shtoi se “nuk kishte shenja të dukshme tensioni” midis tyre.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI