Flash

Fushatë shpifjeje në Hollywood? Blake Lively padit Justin Baldonin

Lapsi.al 7 November 2025
Fushatë shpifjeje në Hollywood? Blake Lively padit Justin Baldonin

Blake Lively ka ngritur padi duke pretenduar se ka humbur 161 milionë dollarë për shkak të një fushate shpifjeje që, sipas saj, është organizuar gjatë publikimit të filmit “It Ends With Us”.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë dhe të siguruara nga Variety, avokatët e Lively pretendojnë se aktorja ka pësuar:

  • 56.2 milionë dollarë humbje nga të ardhurat e saj në aktrim, prodhim, fjalime publike dhe marrëveshje reklamuese;
  • 49 milionë dollarë humbje nga linja e kujdesit të flokëve “Blake Brown”;
  • 22 milionë dollarë humbje nga bizneset e saj të pijeve “Betty Buzz” dhe “Betty Booze”
  • si dhe 34 milionë dollarë dëme të drejtpërdrejta në reputacionin e saj publik.

Në total, dëmet e pretenduara arrijnë në 161 milionë dollarë, ndërsa avokatët e aktores kërkojnë që gjykata të shqyrtojë edhe dëmshpërblime ndëshkuese.

Lively ka paditur regjisorin e filmit, Justin Baldoni, si dhe kompaninë e tij Wayfarer Studios, duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit në vitin 2024.

Pas akuzave, Baldoni kundërpaditi Blake Lively dhe bashkëshortin e saj, aktorin Ryan Reynolds, duke i akuzuar për shpifje dhe tentativë shantazhi, me një kërkesë për dëmshpërblim prej 400 milionë dollarësh.

Megjithatë, në qershor të këtij viti, gjykatësi federal Lewis Liman hodhi poshtë padinë e Baldonit, pasi ai dhe ekipi i tij nuk paraqitën një ankesë të re brenda afatit të përcaktuar.

“Klientët tanë zgjodhën të mos paraqesin një ankesë të re për të ruajtur të drejtën e apelimit,” – deklaroi avokati i Baldonit, Bryan Freedman, për Page Six.

“Tani jemi përqendruar plotësisht në pretendimet e zonjës Lively dhe presim ditën tonë në gjykatë,” – shtoi ai.

Sipas raportimeve të Associated Press, gjykata federale në Nju Jork ka caktuar marsin e vitit 2026 si datë për gjykimin e çështjes së ngritur nga Blake Lively kundër Justin Baldonit dhe kompanisë së tij Wayfarer Studios.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI