Flash

Sydney Sweeney konfirmon romancën me Scooter Braun

Lapsi.al 6 November 2025
Sydney Sweeney konfirmon romancën me Scooter Braun

Romanca mes Sydney Sweeney dhe Scooter Braun po bëhet çdo ditë e më serioze. Aktorja e “Euphoria”-s, 28 vjeç, dhe producenti muzikor 44-vjeçar u fotografuan më 4 nëntor duke ndarë një puthje në Central Park, Nju Jork.

Lajmet për lidhjen e tyre nisën në shtator, kur burime për People konfirmuan se dyshja po dilnin  pas disa takimeve në Los Angeles. Më vonë, më 30 shtator, ata u panë duke u mbajtur për dore gjatë një nate romantike.

Një burim afër çiftit tha për People se Sweeney dhe Braun “kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe asnjëri s’e vret mendjen për mendimin e të tjerëve.” Miqtë e aktores janë gjithashtu të lumtur për të: “Është një lehtësim ta shohim kaq të lumtur,” shtoi burimi.

Nga ana tjetër, edhe miqtë e Braun e shohin këtë lidhje si pozitive: “Nuk e kanë parë kaq të qetë prej kohësh. Ai e adhuron, mendon se është inteligjente, e sjellshme dhe shumë argëtuese. Ndërsa ajo e vlerëson sepse ai e sheh përtej famës dhe thashethemeve.”

Sweeney i dha fund fejesës me ish-të fejuarin e saj Jonathan Davino më herët këtë vit, ndërsa Braun ka qenë i martuar me sipërmarrësen Yael Cohen nga viti 2014 deri në ndarjen e tyre në 2021. Ata kanë tre fëmijë: Jagger (10), Levi (8) dhe Hart (6).

Dyshja besohet se janë afruar gjatë dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Itali, në qershor, ku burime thanë se “Scooter arriti ta impresiononte Sydney-n dhe ajo ndjeu që ai ishte i sinqertë.”

Aktualisht, Sweeney është në prag të premierës së filmit biografik Christy, ku interpreton boksieren e njohur Christy Martin. Filmi del në kinema më 7 nëntor, ndërsa në fund të vitit ajo do të rikthehet me një tjetër projekt  – adaptimin filmik të romanit The Housemaid, që do të shfaqet më 25 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI