Flash

Brendan Fraser dhe Rachel Weisz, gati për “Mumja 4”

Lapsi.al 5 November 2025
Brendan Fraser dhe Rachel Weisz, gati për “Mumja 4”

Brendan Fraser dhe Rachel Weisz thuhet se janë në bisedime me prodhuesit e filmave për t'u ribashkuar për episodin e ardhshëm të serisë "Mumja". Lajmi u raportua në internet nga faqja “Deadline”, e cila shkruan se kishte mësuar për filmin e ardhshëm nga "burime të shumta".

Edhe pse plani nuk është konfirmuar zyrtarisht, faqja e internetit raportoi se filmi i ardhshëm do të shkruhet nga David Coggeshall, i cili ka luajtur në filmat “The Family Plan” dhe “The Deliverance”.

Coggeshall konfirmoi lajmin edhe në mediat sociale, duke e postuar në Twitter artikullin e Deadline me komentin: "Macja është jashtë qeses, mendoj :)"

Fraser dhe Weisz luajtën në filmin origjinal të vitit 1999 të titulluar “Mumja”. Suksesi masiv i filmit i dha një shtysë të madhe karrierës së aktorëve të rinj, të cilët tani janë në mesin e të 50-ave. Që të dy kanë fituar çmime Oscar që atëherë, Weisz në vitin 2006 për rolin e saj mbështetës në “The Constant Gardener” dhe Fraser në vitin 2023 për performancën e tij në “The Whale”.

Dyshja u shfaqën së bashku në vazhdimin e vitit 2001, “Rikthimi i mumjes”, ndërsa Fraser u rikthye vetëm në vitin 2008 për “Mumja: Varri i Perandorit të Dragoit”.

As Weisz dhe as Fraser nuk ishin të përfshirë në ribërjen e filmit të vitit 2017, i cili u prit pa sukses, me protagonistë Tom Cruise dhe Russell Crowe.

Megjithatë, në vitin 2022, Fraser i tha revistës “Variety” se nuk ishte kundër riluajtjes së rolit të tij si aventurieri amerikan Rick O'Connell.

“Nuk e di se si do të funksiononte”, tha Fraser për Variety. “Por do të isha i hapur nëse dikush do të kishte idenë e duhur”. CNN ka kontaktuar përfaqësuesit e Fraser dhe Weisz. Universal Pictures nuk iu përgjigj një kërkese për koment. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI