Flash

Brad Pitt padit Angelina Jolie për 35 milionë dollarë

Lapsi.al 6 November 2025
Brad Pitt padit Angelina Jolie për 35 milionë dollarë

Beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie është ndezur sërish.

Aktori i njohur ka paditur ish-bashkëshorten e tij për 35 milionë dollarë dëmshpërblim, në lidhje me pronësinë e përbashkët të kantinës së verës Château Miraval në Francë.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të paraqitura më 29 tetor, ekipi ligjor i Pitt ka dorëzuar komunikime mes dy palëve që lidhen me shitjen nga ana e Jolie, në vitin 2021, të pjesës së saj të pronës tek kompania Tenute del Mondo.

Në një email të nëntorit 2023, avokatët e aktores 50-vjeçare shkruajnë:

“Vetë z. Pitt ka zgjedhur të ngrejë padi për 35 milionë dollarë, prandaj duhet të mbulojë kostot për dokumentet që do të provojnë (ose jo) dëmet që pretendon.”

Dokumentet përmendin gjithashtu se Pitt po kërkon “dëmshpërblim të vazhdueshëm” për dëme të supozuara ndaj operacioneve të Miraval.

Ekipi ligjor i Jolie ka akuzuar aktorin për refuzim në dorëzimin e dokumenteve që lidhen me një marrëveshje katërvjeçare për mos-zbulim (NDA), që sipas tyre mbulon “sjelljen e tij personale”. Ata pretendojnë se kjo NDA është në “zemrën e çështjes” dhe duhet të zbulohet.

Nga ana tjetër, avokatët e Pitt kanë deklaruar se Jolie vetë kishte propozuar një klauzolë më të gjerë për mosdiskutim në lidhje me procesin e divorcit të tyre, vetëm pak muaj pasi shiti aksionet e saj në Miraval.

Kujtojmë se në padi, Pitt pretendon se ish-bashkëshortja shiti pjesën e saj pa miratimin e tij, në kundërshtim me marrëveshjet e tyre paraprake.

Jolie ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe e ka kundërpaditur aktorin, duke e akuzuar për një “luftë hakmarrëse dhe kontrolluese” ndaj saj.

Në deklaratën e fundit për People, avokati i Jolie, Paul Murphy, tha:

“Padia e z. Pitt është vetëm përpjekja e radhës për ta kontrolluar dhe ngacmuar Angelina-n. Ne presim me padurim seancën e ardhshme.”

Seanca tjetër gjyqësore është planifikuar të mbahet më 17 dhjetor.

Brad Pitt (61) dhe Angelina Jolie (50) u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje dhe dy vitesh martesë. Ata kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI