Flash

Kënga e re e Katy Perry, dedikim për Orlando Bloom

Lapsi.al 7 November 2025
Kënga e re e Katy Perry, dedikim për Orlando Bloom

Katy Perry ka sjellë këngën e saj më të sinqertë deri tani. Këngëtarja  publikoi të enjten projektin e ri me titull “Bandaids”, që sipas fansave, i referohet fundit të lidhjes së saj gati 10-vjeçare me aktorin Orlando Bloom, nga i cili u nda në qershor.

Në tekstin e këngës, Perry flet hapur për përpjekjet për të shpëtuar një marrëdhënie që po shuhej:

“Hand to God, I promise I tried / There’s no stone left unturned / It’s not what you did, it’s what you didn’t,” këndon ajo. “Got so used to you letting me down / No use tryna send flowers now.”  Videoja muzikore, që doli njëkohësisht me këngën, tregon Perry-n në një kuzhinë teksa i bie unaza në lavaman dhe përpiqet ta nxjerrë, një simbol i qartë i ndarjes. Në fund, ajo shfaqet me dorën e gjakosur – një paralelizëm për dhimbjen e një lidhjeje që ka përfunduar.

Përmes vargjeve të tjera, ajo pranon se bëri gjithçka për ta shpëtuar dashurinë: “Tried all the medications / Lowered my expectations / Made every justification / Bleeding out slow.”

Megjithatë, në fund të këngës Perry i këndon pranimit dhe mungesës së pendesës: “If I had to do it all over again, I would still do it all over again. The love that we made was worth it in the end.”

Në video, shfaqet edhe një lule (daisy), një referencë e qartë për vajzën e saj 5-vjeçare, Daisy, që ka me Bloom.

 Katy Perry dhe Orlando Bloom i dhanë fund lidhjes në qershor 2025 pas gati një dekade bashkë. Çifti u njoh në 2016 dhe u fejuan në 2019.

Pas ndarjes, këngëtarja e hitit “Teenage Dream” është parë në shoqërinë e ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Një burim për Page Six tha se “Trudeau është i dashuruar kokë e këmbë me Katy-n dhe mendon se ajo është gruaja perfekte – i lidhin politika, humori dhe dashuria për kuzhinën franceze.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI