Flash

Jeremy Renner mohon akuzat e regjisores Yi Zhou

Lapsi.al 9 November 2025
Jeremy Renner mohon akuzat e regjisores Yi Zhou

Aktori i njohur Jeremy Renner ka mohuar kategorikisht akuzat e regjisores kineze Yi Zhou, e cila pretendon se ai i ka dërguar imazhe eksplicite dhe e ka kërcënuar se do të “thërrasë ICE (Agjencia e Imigracionit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara)” pas prishjes së marrëdhënies së tyre.

Përfaqësuesi i aktorit tha për Page Six se “akuzat janë plotësisht të pasakta dhe të pavërteta,” ndërsa avokati i tij, Marty Singer, shtoi se Zhou po hakmerret pasi Renner “refuzoi afrimet e saj romantike” dhe nuk promovoi projektet e saj në rrjetet sociale.

Sipas Singer, të dy janë takuar vetëm një herë në Reno, Nevada, në korrik, gjatë xhirimeve për dokumentarin “Chronicles of Disney”, ku kanë pasur një “moment të shkurtër konsensual.” Ai shton se aktori nuk ka komunikuar me të prej më shumë se një muaji dhe ka injoruar “mesazhet e saj eksplicite dhe të padëshiruara.”

Zhou, 37 vjeç, publikoi pretendimet e saj në Instagram, duke thënë se Renner e kishte kontaktuar në qershor dhe i kishte dërguar “foto personale dhe intime,” përpara se ta kërcënonte me raportim tek autoritetet e imigracionit kur ajo e akuzoi për sjellje të papërshtatshme.

Renner, nga ana tjetër, përmes avokatit të tij pretendon se regjisorja e ka “ngacmuar vazhdimisht me qindra mesazhe të padëshiruara.” Regjisorja ka deklaruar për Daily Mail se zotëron “koleksionin e fotove dhe videove” që ai i ka dërguar, por avokati i aktorit i ka cilësuar këto pretendime si “tërësisht të fabrikuara.”

Renner ka qenë më parë në qendër të vëmendjes pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Sonni Pacheco, e cila në vitin 2019 e akuzoi për abuzim dhe sjellje të rrezikshme — akuza që aktori i quajti “absurde.”

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI