Flash

Millie Bobby Brown dhe David Harbour ribashkohen pas akuzave

Lapsi.al 9 November 2025
Millie Bobby Brown dhe David Harbour ribashkohen pas akuzave

Millie Bobby Brown dhe David Harbour u shfaqën krah për krah në premierën botërore të sezonit të pestë të “Stranger Things” në Los Angeles, duke dhënë një mesazh uniteti pas raportimeve se aktorja kishte akuzuar kolegun e saj për ngacmim dhe bullizëm në set.

Dyshja pozoi dhe qeshi së bashku në tapetin e kuq, duke hedhur poshtë zërat për përçarje mes tyre.

“Kam një lidhje shumë të veçantë me David, sepse kemi një marrëdhënie si baba e bijë, dhe çdo skenë që kemi bërë ka qenë e mbushur me ndjesi të forta,” – tha Brown për "Entertainment Tonight*" “Në sezonin e pestë kjo shihet më shumë se kurrë.”

Nga ana tjetër, Harbour u shpreh: “E adhuroj Millie dhe jam krenar për mënyrën si është rritur dhe është bërë një artiste e jashtëzakonshme. Nuk besoj se kjo do të jetë hera e fundit që punojmë bashkë.”

Ndërkohë, krijuesit e serialit, vëllezërit Matt dhe Ross Duffer, u pyetën për akuzat në premierë. “Jemi bashkë në këtë projekt prej 10 vitesh dhe ky kast është si familje për ne. Më e rëndësishmja është që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të lumtur në set,” – tha Matt Duffer.

Producenti ekzekutiv Shawn Levy shtoi: “Është thelbësore të krijosh një ambient pune me respekt, ku çdo person ndjehet i sigurt. Kemi bërë gjithçka për ta siguruar këtë dhe jemi krenarë për mjedisin që kemi ndërtuar.”

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI