Flash

Taylor Swift përjashtohet nga nominimet e Grammy 2026

Lapsi.al 9 November 2025
Taylor Swift përjashtohet nga nominimet e Grammy 2026

Taylor Swift nuk mori asnjë nominim për çmimet Grammy 2026, pasi albumi i saj më i fundit, “The Life of a Showgirl,”nuk plotëson kriteret e kualifikimit.

Lista e nominimeve u publikua të premten dhe fansat vunë menjëherë re mungesën e këngëtares 14-herë fituese të Grammy-ve. Arsyeja? Albumi u publikua më 3 tetor 2025, përtej afatit zyrtar të pranimit (31 gusht 2024 – 30 gusht 2025).

Gjatë kësaj periudhe, Swift nuk publikoi as këngë apo videoklipe të reja që ta bënin të kualifikohej për garë. Albumi i saj i mëparshëm, “The Tortured Poets Department,” doli në prill 2024 dhe i solli këngëtares gjashtë nominime, megjithëse pa fitore.

Fansat reaguan me habi dhe zhgënjim në rrjete sociale, ndërsa disa kundërshtarë e shfrytëzuan lajmin për ta thumbuar. “Taylor Swift nuk ka asnjë nominim në Grammy?!” shkroi një përdorues në X.

Ndërkohë, artistë si Justin Bieber, Miley Cyrus, Lady Gaga dhe Sabrina Carpenter janë në garë për çmimet e mëdha që do të ndahen më 1 shkurt 2026.

Edhe pse pa nominime këtë vit, Swift mban disa rekorde historike në Grammy, përfshirë atë si artistja e parë që ka fituar katër herë Çmimin për Albumin e Vitit, me albumet “Fearless,” “1989,” “Folklore” dhe “Midnights.”

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI