Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Lapsi.al 16 October 2025
Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Diane Keaton, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare për shkak të pneumonisë. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj për revistën People, të mërkurën, më 16 tetor.

“Familja Keaton është shumë mirënjohëse për mesazhet e jashtëzakonshme të dashurisë dhe mbështetjes që ka marrë këto ditë në emër të Dianës së tyre të dashur, e cila u nda nga jeta më 11 tetor si pasojë e pneumonisë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Një zëdhënës i familjes bëri të ditur se Keaton vdiq në Kaliforni. Sipas burimeve pranë saj, shëndeti i aktores kishte filluar të përkeqësohej në mënyrë të papritur gjatë muajve të fundit, gjë që e bëri vdekjen e saj edhe më tronditëse për të afërmit dhe miqtë.

Edhe pse Keaton kishte zgjedhur ta mbante betejënme shëndetin në privatësi, ajo bëri disa ndryshime të mëdha në jetën e saj kohët e fundit. Në mars, ajo e nxori në shitje shtëpinë e saj luksoze në Los Anxhelos për 29 milionë dollarë, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se planifikonte të qëndronte aty përgjithmonë.

Një burim tjetër konfirmoi për People se aktorja nuk ishte parë duke shëtitur qenin e saj, si zakonisht, në lagjen Brentwood, gjatë muajve të fundit – një tjetër shenjë që tregonte përkeqësim të gjendjes së saj. Postimi i saj i fundit në Instagram daton në prill, ku ajo shfaqet e lumtur pranë qenit Reggie.

Diane Keaton, e njohur për rolet e saj të paharrueshme në filma si Annie Hall, The Godfather, dhe Something’s Gotta Give, nuk ishte martuar kurrë. Ajo ka pasur lidhje të njohura me aktorët Al Pacino, Woody Allen dhe Warren Beatty.

 

Të këshilluara

Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna?

Blac Chyna ka nxitur aludimet se ajo dhe Rob Kardashian janë rikthyer bashkë. Modelja ndau fotografi të saj në Instagram  duke pozuar pranë një Ferrari në an...

14:29

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI