Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Kevin Federline : Britney po shkon drejt një fundi tragjik

Lapsi.al 15 October 2025
Kevin Federline : Britney po shkon drejt një fundi tragjik

Kevin Federline ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen mendore të ish-bashkëshortes së tij, Britney Spears.

Në librin e tij të ri që publikohet më 21 tetor, You Thought You Knew, Federline thotë se sjellja e Spears është përkeqësuar dhe po shkon drejt një përfundimi të frikshëm.

“E vërteta është se situata me Britney-n po ecën drejt diçkaje të pakthyeshme,” shkruan ai, sipas The New York Times. “Ka qenë e pamundur të shtiremi sikur gjithçka është në rregull. Ora po troket dhe po afrohet momenti kritik. Diçka e keqe do të ndodhë nëse nuk ndryshon diçka.”

Federline, i cili ka dy djem me këngëtaren — Sean Preston (20) dhe Jayden James (19) — tregon se ata shpeshherë nuk kanë dashur të qëndrojnë në shtëpinë e nënës së tyre për shkak të frikës që kanë ndier.

“Disa netë zgjoheshin dhe e gjenin duke qëndruar në derën e dhomës me një thikë në dorë, duke i parë teksa flinin,” pretendon Federline në kujtimet e tij. “Pastaj ajo largohej pa thënë asgjë.”

Ai thotë se nuk ka qenë kurrë kundër Britney-t dhe se është përpjekur vetëm të mbrojë fëmijët dhe të ndërtojë një bashkëprindërim të shëndetshëm me të.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Spears kanë reaguar menjëherë pas daljes së informacioneve nga libri.

“Kevin dhe të tjerët po përfitojnë nga Britney, veçanërisht tani që pagesat për fëmijët kanë përfunduar. Ajo është e përqendruar vetëm tek mirëqenia e djemve të saj,” thuhet në deklaratë për Page Six. “Britney tashmë ka treguar të vërtetën e saj në librin autobiografik The Woman in Me.”

Spears dhe Federline u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan në 2007, pas lindjes së dy djemve të tyre. Pas një beteje të gjatë ligjore për kujdestarinë, Federline mori kujdestarinë e plotë. Në vitin 2023, ai u zhvendos në Hawaii me fëmijët dhe bashkëshorten e re, Victoria Prince.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar gjithashtu për shqetësime rreth gjendjes së Spears dhe kushtet në të cilat ajo po jeton, duke përfshirë pretendime se ajo refuzon ndihmën dhe se banesa e saj është në gjendje të mjerueshme.

Të këshilluara

Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna?

Blac Chyna ka nxitur aludimet se ajo dhe Rob Kardashian janë rikthyer bashkë. Modelja ndau fotografi të saj në Instagram  duke pozuar pranë një Ferrari në an...

14:29

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI