Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Jennifer Aniston flet pa filtra : “Adoptimi nuk ishte për mua”

Lapsi.al 14 October 2025
Jennifer Aniston flet pa filtra : “Adoptimi nuk ishte për mua”

Jennifer Aniston ka folur për herë të parë rreth vendimit të saj për të mos adoptuar një fëmijë, pavarësisht betejës së gjatë me infertilitetin.

Gjatë një episodi të fundit të podcast-it “Armchair Expert”, Aniston, 56 vjeç, foli për paqen që ka gjetur me faktin që nuk është bërë nënë dhe pse nuk ka ndjekur rrugën e adoptimit, siç shumë njerëz i kanë sugjeruar ndër vite. “Kur njerëzit më thonë: ‘Po mund të adoptosh’, unë them: Nuk dua të adoptoj,” tha aktorja e serialit “Friends”. “Unë dua të kem një fëmijë me ADN-në time. Kjo është e vetmja mënyrë. Egoiste apo jo, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë.” Jennifer pranoi se ka kaluar një periudhë shumë emocionale gjatë viteve të përpjekjeve për të krijuar një familje. “Ka një moment kur kupton që gjithçka është jashtë kontrollit tënd. Nuk mund të bëja asgjë më shumë,”  Në vitin 2022, Aniston zbuloi për revistën Allure se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kishin provuar trajtime IVF gjatë martesës së tyre (2000-2005). “Kam bërë gjithçka për ta bërë të mundur. Do të kisha dhënë gjithçka që dikush të më kishte thënë në kohë: ‘Ngri vezët’. Nuk e mendon kur je e re,” u shpreh ajo me keqardhje. “Sot, ajo derë është mbyllur. Nuk ka më ‘po ndoshta’ – dhe kjo më jep paqe.” Pas divorcit nga Brad Pitt dhe më pas nga Justin Theroux (me të cilin ishte e martuar nga 2015 deri në 2017), Aniston është parë kohët e fundit në shoqërinë e hipnoterapistit Jim Curtis.

Të këshilluara

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërko...

10:28

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI