Flash

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Lapsi.al 12 October 2025
Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërkon privatësi në këto momente të vështira.

Megjithëse shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, burime për People thanë se shëndeti i saj u përkeqësua papritur gjatë muajve të fundit.

Keaton u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e saj si Kay Adams-Corleone në trilogjinë e famshme “The Godfather”, përkrah Al Pacino. Ajo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në vitin 1978 për rolin në filmin kult Annie Hall, me regji të Woody Allen. Roli i saj në filma si Father of the Bride dhe The First Wives Club e bëri të dashur për publikun në mbarë botën.

Bette Midler, bashkë-protagonistja e saj në The First Wives Club, ndau një mesazh emocionues në rrjete sociale duke kujtuar aktoren me dashuri dhe admirim. Edhe Woody Allen, një prej partnerëve të saj të dikurshëm, raportohet se është “jashtëzakonisht i tronditur” nga lajmi i ndarjes së saj nga jeta.

Diane nuk u martua kurrë, por pati marrëdhënie të njohura me Al Pacino, Woody Allen dhe Warren Beatty. Në vitet '90 ajo mori vendimin të bëhej nënë e vetme, duke adoptuar vajzën Dexter në vitin 1996 dhe djalin Duke në 2001.

Në një intervistë të vitit 2008 për Ladies Home Journal, Keaton u shpreh:

“Nuk e mendoja se do të isha ndonjëherë gati për të qenë nënë… Nuk ishte një nevojë që nuk mund ta kontrolloja, por një mendim që më shoqëronte prej kohësh. Kështu që u hodha në këtë rrugë.”

Aktorja kishte folur hapur edhe për betejën me buliminë në rininë e saj, duke treguar se e kishte fshehur për vite me radhë madje edhe nga partneri i saj i asaj kohe, Woody Allen.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI