Flash

Selena Gomez: Shpresoj që një ditë të bëhem nënë

Lapsi.al 10 October 2025
Selena Gomez: Shpresoj që një ditë të bëhem

Selena Gomez postoi të enjten, më 9 tetor, një Story në Instagram ku festonte rolin e saj në vazhdimin e serialit të famshëm Wizards of Waverly Place, të titulluar Wizards Beyond Waverly Place. Në të njëjtën kohë, ajo ndau edhe një dëshirë personale shumë të veçantë.

“Alex Russo është bërë nënë ,” shkroi Gomez, duke iu referuar personazhit të saj në serial. “Shpresoj që një ditë të jem edhe unë.”

Selena dhe bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 27 shtator në Montecito, Kaliforni. Në një intervistë të dhënë në mars për podcastin e Jay Shetty, çifti u shpreh i emocionuar për të ardhmen e tyre si prindër.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por e di që i dua fëmijët,” tha Gomez. “Më pëlqen t’i bëj ata të qeshin, janë kaq të ëmbël. Prandaj, kur të vijë ajo ditë, do të jem shumë e lumtur.”

Blanco shtoi se Selena ka një lidhje të veçantë me fëmijët. “Kur sheh fëmijë, ajo shkon menjëherë tek ta dhe mund të qëndrojë me orë të tëra duke biseduar,” tha ai. “Ti e ke nisur karrierën që e vogël dhe ndoshta kjo ka qenë mënyra jote për t’u lidhur me njerëzit. Dhe mendoj se ende e ndjen detyrimin për të pasur një ndikim tek fëmijët.”

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI