Flash

Nëna e tij lutet publikisht për të, reagon Justin Bieber

Lapsi.al 9 October 2025
Nëna e tij lutet publikisht për të, reagon Justin Bieber

Justin Bieber ka reaguar me humor ndaj lutjes së ndjerë të nënës së tij, Pattie Mallette, e cila publikisht kërkoi lutje dhe forcë për djalin e saj në një postim emocional në Instagram.

Në një postim në Instagram, Mallette ndau disa foto të këngëtarit dhe shkroi:

“Shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim për ty, Justin. Çdo zinxhir frike, konfuzioni, rëndese dhe dhimbjeje — u shkëputshin në emër të Jezusit... Shëro çdo plagë në zemrën, mendjen dhe trupin tënd, të dukshme dhe të fshehura. Rikthe gjithçka që është vjedhur dhe mbuloje me PLOTËSI.”

Ajo vazhdoi:

“Mbushe me dashurinë dhe ngushëllimin Tënd. Bëje një zë të fuqishëm për Mbretërinë Tënde, i patundur dhe me zjarr për Ty, Zot. Hesht çdo zë që nuk vjen prej Teje, dhe le të jetë jeta e tij një dëshmi e fuqishme për dashurinë, hirin dhe shërimin Tënd.”

Por Bieber nuk vonoi të komentonte me humor në postim:

“E vetmja gjë nga e cila kam nevojë të shërohem është gishti i vogël i këmbës, që më është vrarë duke luajtur ping-pong.”

Nuk është e qartë se çfarë specifikisht e motivoi Mallette të bënte një lutje publike për djalin, por dy ditë më parë, vetë Justin kishte ndarë në rrjetet sociale një reflektim për besimin e tij dhe mënyrën si e ndihmon të përballet me famën.

Në një postim më 20 shtator, ai shkroi:

“Jezusi na mëson se përpjekja jonë është thjesht një përgjigje ndaj jetës dhe faljes që na është dhënë... Jezusi bëhet shpërblimi. Dhe rritja shpirtërore bëhet një dëshirë, për shkak të hirit që kemi marrë.”

Bieber ka qenë aktiv edhe në skenën muzikore me albumin e tij të fundit “Swag II”, të publikuar më 5 shtator, i cili përfshin këngë si “Story of God” dhe “Everything Hallelujah.” Në klipin e këngës “Speed Demon,” ai shfaqet me një bluzë ku shkruhet “Pray for Me” (Lutu për mua).

Pavarësisht zërave  për gjendjen e tij emocionale apo martesore, burime për revistën PEOPLE bënë të ditur më 17 shtator se Justin dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin Bieber po ecin përpara të bashkuar, duke festuar përvjetorin e shtatë të martesës dhe ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Jack Blues, në gusht.

“Ata kanë pasur sfida si çdo çift tjetër, por gjithmonë kthehen te ajo që besojnë: që janë shpirtra binjakë. Prindërimi vetëm sa e ka forcuar lidhjen e tyre,” u shpreh burimi.

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit m...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI