Flash

Dolly Parton flet pas alarmeve për shëndetin: Nuk kam vdekur ende

Lapsi.al 8 October 2025
Dolly Parton flet pas alarmeve për shëndetin: Nuk kam vdekur ende

Dolly Parton, ka reaguar pas thirrjes së motrës së saj, Freida, që iu kërkoi ndjekësve të luteshin për këngëtaren, duke shkaktuar panik mes fansave për gjendjen e saj shëndetësore.

“Nuk kam vdekur ende!”, shkroi 79-vjeçarja në një video të publikuar të mërkurën në rrjetin X (ish-Twitter), duke sqaruar se ndonëse ka pasur disa probleme shëndetësore, gjendja e saj nuk është serioze.

“E di që shumë po mendojnë se jam më keq seç jam në të vërtetë,” u shpreh Parton në video. “A dukem e sëmurë? Jam duke punuar fort këtu!”

Këngëtarja e hitit Jolene theksoi se nuk e ka mbajtur veten pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Carl Thomas Dean, çka e ka çuar të neglizhojë disa probleme shëndetësore.

“Kur ai ishte i sëmurë për një kohë të gjatë, unë nuk u kujdesa siç duhej për veten. I lashë pas dore disa gjëra që duhej t’i kisha trajtuar më herët,” tha ajo.

Sipas saj, shqetësimet që ka nuk janë "asgjë e madhe", por kërkojnë pushim dhe kujdes mjekësor.

Deklarata e Dolly-t vjen një ditë pasi Freida Parton, motra e saj, publikoi një status në Facebook, duke treguar se kishte kaluar natën duke u lutur për të.

“Shumë prej jush e dini se nuk është ndjerë mirë së fundmi. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të,” shkroi ajo.

Më herët gjatë vitit, Dolly njoftoi se ka shtyrë rezidencën e saj në Las Vegas deri në shtator 2026, për shkak të disa procedurave mjekësore të domosdoshme.

“Ashtu siç i thashë doktorëve, ndoshta ka ardhur koha për kontrollin e 100,000 miljeve,” tha ajo me humor, duke shtuar se nuk është fjala për një vizitë tjetër te kirurgu plastik, por për trajtim serioz shëndetësor.

Gjithashtu, në qershor, ajo anuloi një paraqitje në parkun e saj tematik Dollywood, për shkak të një guri në veshkë që u shndërrua në infeksion.

Të këshilluara

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit m...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI