Flash

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Lapsi.al 7 October 2025
Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit muzikor "Kiss of the Spider Woman" të hënën në mbrëmje në Nju Jork.

Dy ish-partnerët u treguan miqësorë me njëri-tjetrin teksa biseduan në tapetin e kuq dhe u panë duke qeshur. Në një moment, ai vendosi dorën në belin e saj për ta ndihmuar të ecte në tapetin e kuq.

Të dy janë bashkëproducentë ekzekutivë të filmit, dhe duket se ruajnë ende respekt të ndërsjellë edhe pas ndarjes. Gjatë një interviste për “Extra”, Affleck u shpreh i impresionuar nga angazhimi i Lopez:

“Që në fillim e dija që Jennifer do t’i jepte gjithçka këtij projekti – dhe ashtu bëri. Punoi jashtëzakonisht shumë. Ajo i ka të gjitha talentet – një artiste e lindur,” tha ai.

Nga ana tjetër, Lopez i dha meritë ish-bashkëshortit për realizimin e filmit, gjatë një interviste për “Today”:

“Nëse nuk do të ishte për Benin, ky film nuk do të ishte bërë kurrë. Do t’ia njoh gjithmonë këtë meritë.”

Aktorja shtoi se ky projekt e ndihmoi të kalonte një periudhë të vështirë në jetën personale.

“Filmi flet për shpëtimin përmes artit. Ky projekt më ndihmoi ta kaloj një moment të vështirë në jetën time personale,”tha ajo.

Muajin e kaluar, Lopez foli për divorcin në një intervistë për “CBS Sunday Morning”, duke thënë se përvoja e ka ndihmuar të rritet si person.

“Jam një person tjetër tani. Nuk është se më ndryshoi, por më ndihmoi të bëhem më e vetëdijshme.”

Affleck, nga ana e tij, në një intervistë për GQ në mars, deklaroi:

“Nuk kam gjë tjetër veçse respekt për Jennifer. Shpesh njerëzit kërkojnë ‘arsyen’ e ndarjes, por e vërteta është shumë më e zakonshme dhe komplekse. Jeta thjesht ndodh, dhe secili përpiqet të gjejë rrugën e tij.”

Filmi "Kiss of the Spider Woman", i drejtuar nga Bill Condon, është një adaptim filmik i muzikalit me të njëjtin emër. Lopez luan rolin e Ingrid Luna, alias Spider Woman, dhe performanca e saj është pritur mirë nga kritika.

 

Të këshilluara

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI