Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

“Mbroni veten” – Këngëtarja reagon pas dënimit të Diddy

Lapsi.al 6 October 2025
“Mbroni veten” – Këngëtarja reagon pas dënimit

Ish-anëtarja e grupit Danity Kane, Aubrey O'Day, ka reaguar pas dënimit me katër vite burg të ish-mentorit të saj, Sean “Diddy” Combs.

Ajo u bëri thirrje artistëve të rinj që të jenë të kujdesshëm ndaj personave me pushtet në industrinë e muzikës.

“Ky vendim duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre,” shkroi O'Day në rrjetin X (ish-Twitter), të premten.

“Paralajmërimi i vërtetë nuk është se një juri mund të mos e besojë dëshminë tënde apo se sistemi gjyqësor mund të mos reflektojë vuajtjet që ke kaluar. Paralajmërimi është ky: në momentin që dikush në një pozitë pushteti i kalon kufijtë e tu ose kërkon më shumë se çfarë është e drejtë, largoju dhe mos u kthe më.”

Këngëtarja e hitit “Damaged”, vazhdoi më tej duke i këshilluar ndjekësit e saj që të “mbrojnë veten që në shenjat e para të detyrimit apo sjelljeve të pahijshme.”

“Asnjë ëndërr, sado e ndritur, nuk ia vlen dhimbjes dhe shfrytëzimit që mund të pasojnë nëse qëndron,” shtoi ajo.

41-vjeçarja paralajmëroi kundër atyre që “keqpërdorin pushtetin”, duke theksuar se shpesh ata përballen me shumë më pak pasoja sesa dëmi që u shkaktojnë viktimave të tyre.

“Besoni instinktin tuaj. Nëse ndiheni se diçka nuk shkon, largohuni menjëherë. Mirëqenia juaj ka më shumë rëndësi se çdo mundësi që ju ofrohet.”

Sean “Diddy” Combs  u dënua të premten me më shumë se katër vite burg për dy akuza për “transport për qëllime prostitucioni”. Ai gjithashtu u gjobit me 500 mijë dollarë dhe u urdhërua të ndjekë programe për shëndetin mendor dhe trajtimin e varësisë.

Meqenëse Combs ka shërbyer tashmë një vit në burg, ai mund të lirohet për së shpejti – brenda tre viteve të ardhshme.

Gjatë procesit gjyqësor, ai u përball edhe me akuza të tjera për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në rrjet kriminal, por u shpall i pafajshëm për këto akuza.

O’Day, e cila më parë e kishte akuzuar Diddy-n për manipulim dhe “grooming” gjatë kohës që ajo ishte pjesë e spektaklit të MTV-së “Making the Band”, u shpreh e zhgënjyer nga rezultati përfundimtar i gjyqit.

“Është e dhimbshme të shohësh sa shumë jetë janë prekur nga përvojat me Sean Combs — dhe sërish ato histori të mos merren seriozisht nga gjykata,” shkroi këngëtarja më parë në Instagram Story.

Të këshilluara

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI