Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Lapsi.al 5 October 2025
Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim që nga arrestimi i tij në shtator 2024, ai do të vuajë gjithsej 3 vite burg.

Gjykatësi Arun Subramanian, përveç dënimit me burg, urdhëroi gjithashtu 5 vite mbikëqyrje pas lirimit dhe vendosi një gjobë prej 500,000 dollarësh – maksimumi i lejuar me ligj.

Para vendimit të gjykatës, Diddy kërkoi ndjesë publike ndaj ish-partnereve të tij, familjes dhe miqve, duke e cilësuar sjelljen e tij si "të turpshme, të sëmurë dhe të neveritshme".

Ai tha se fëmijët e tij "meritojnë më shumë" dhe pranoi se kishte dështuar si bir ndaj nënës së tij.

Gjykatësi Subramanian theksoi se një dënim i gjatë ishte i nevojshëm “për të dhënë një mesazh të qartë se abuzimi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me përgjegjësi të vërtetë.”

Në sallën e gjyqit u diskutuan edhe të ashtuquajturat "freak-offs" – festa të organizuara nga Combs me përmbajtje seksuale – të cilat mbrojtja i përshkroi si "përvoja intime dhe konsensuale", por gjykatësi i hodhi poshtë këto përshkrime, duke i cilësuar si manipulim dhe shfrytëzim.

Prokurorja Christy Slavik deklaroi se Combs "nuk ka respekt të vërtetë për ligjin" dhe madje kishte planifikuar angazhime publike për javën pasardhëse, duke lënë të kuptohet se priste një lirimin të hershëm. “Ky është kulmi i arrogancës,” tha Slavik.

Combs u shpall fajtor për akuzat e transportimit me qëllim përfshirjen në prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda të trafikimit të qenieve njerëzore dhe të pjesëmarrjes në rrjete kriminale.

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI