Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

FKA twigs pas padisë ndaj Shia LaBeouf: “Nuk ndihem e sigurt”

Lapsi.al 3 October 2025
FKA twigs pas padisë ndaj Shia LaBeouf: “Nuk ndihem e sigurt”
Këngëtarja  FKA twigs ka reflektuar mbi një periudhë të vështirë të jetës së saj, pasi ka mbyllur me marrëveshje çështjen gjyqësore për abuzim ndaj ish-partnerit të saj, aktorit Shia LaBeouf.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën, më 1 tetor, për The Hollywood Reporter, artistja 37-vjeçare u pyet nëse ndjehet e sigurt pas vendimit për të hequr dorë nga padia. “Jo, nuk do të thosha se ndihem e sigurt,” u përgjigj ajo.

Megjithatë, ajo theksoi angazhimin e saj me organizata që luftojnë dhunën në familje dhe abuzimet seksuale. “Jam shumë e përkushtuar të jem pjesë e organizatave si Sistah Space dhe No More, për të ndihmuar të mbijetuarit në çdo mënyrë që mundem,” u shpreh ajo.

“Tani nuk është më fjala për mua. Dua vetëm të ec përpara me jetën time.”

FKA twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett, ka paraqitur një kërkesë për tërheqje të padisë në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, në korrik të këtij viti.

Ajo e kishte ngritur padinë në dhjetor të vitit 2020, duke e akuzuar aktorin për abuzim fizik, seksual dhe psikologjik, si dhe për transmetim të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme pa dijeninë e saj.

Çështja u mbyll me një marrëveshje jashtë gjykate, për një shumë të pazbuluar, para se të niste gjyqi që ishte planifikuar për shtatorin e kaluar.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI