Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Bad Bunny i përgjigjet kritikave për Super Bowl

Lapsi.al 6 October 2025
Bad Bunny i përgjigjet kritikave për Super Bowl

Bad Bunny, iu përgjigj kritikave që ka marrë pasi NFL e zgjodhi si artistin kryesor për performancën në "Halftime Show" të Super Bowl-it që do të mbahet në shkurt të vitit 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni.

Gjatë monologut të tij të hapjes në premierën e sezonit të 51-të të“Saturday Night Live” (SNL), më 4 tetor, reperi  u shpreh i emocionuar për këtë mundësi, por njëkohësisht pati edhe një mesazh thumbues për kritikët e tij.

“Jam shumë i emocionuar që do të performoj në Super Bowl. E di që fansat e mi në të gjithë botën janë të lumtur për këtë. E veçanërisht ata që nuk e kuptojnë spanjishten... keni katër muaj kohë për të mësuar,” tha ai me humor gjatë monologut.

Bad Bunny foli për rreth 30 sekonda në spanjisht gjatë fjalimit të tij, duke e përshkruar këtë sukses si një fitore kolektive për të gjithë latinët që jetojnë në SHBA.

“Eshte më shumë se një fitore për mua – është një fitore për të gjithë ne. Gjurmët tona dhe kontributi ynë në këtë vend nuk do të mund të fshihen kurrë,” tha ai.

 

Zgjedhja e Bad Bunny nga NFL për të performuar në Super Bowl ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe nga figura politike. Shumë prej tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin, sidomos pasi reperi kishte refuzuar të sillte turneun e tij në SHBA, nga frika se mund të kishte agjentë federalë jashtë koncerteve të tij.

“Ishte frika se, seriozisht, ICE mund të ishte jashtë [koncertit]. Dhe është diçka që e kemi diskutuar dhe kemi qenë të shqetësuar,” tha ai në një intervistë për revistën i-D muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, zyrtarë të administratës Trump kanë deklaruar se agjentët e ICE do të jenë të pranishëm në Super Bowl, pa marrë parasysh dëshirat e artistëve.

“Askund në SHBA nuk ka strehë të sigurt për ata që janë ilegalisht këtu. As në Super Bowl,” deklaroi këshilltari i Trump, Corey Lewandowski.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ishte ndër zërat më kritikë ndaj vendimit të NFL.

“Ata nuk do të flenë dot natën ngaqë janë të dobët dhe nuk e dinë çfarë besojnë. Por ne do të fitojmë,” tha ajo në një intervistë për komentatorin konservator Benny Johnson. “Do të sigurohemi që çdo person që shkon në Super Bowl të jetë i sigurt, kjo është ajo për të cilën është Amerika.”

Të këshilluara

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI