Flash

Taylor Swift rrëfen arsyen pse refuzoi Super Bowl

Lapsi.al 7 October 2025
Taylor Swift rrëfen arsyen  pse refuzoi Super Bowl

Taylor Swift është rikthyer në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ku gjatë episodit ajo foli hapur për thashethemet që e kanë ndjekur së fundmi – përfshirë edhe ato për Super Bowl, martesën e Selena Gomez dhe fejesën e saj me Travis Kelce.

Kur Fallon e pyeti nëse është e vërtetë që ajo e ka refuzuar mundësinë për të performuar në halftime show të Super Bowl për shkak të “pamjeve nga performanca, Swift u përgjigj prerë: “Jo.”

“Ja si qëndron puna,” – nisi Swift sqarimin. “Jay-Z ka qenë gjithmonë shumë korrekt me mua. Ekipet tona janë afër. Ndonjëherë telefonojnë dhe pyesin ‘si ndjehet Taylor për këtë’, por nuk është një ofertë zyrtare. Dhe ne kemi luksin t’u themi të vërtetën.”

Swift sqaroi se nuk ka lidhje me Jay-Z, as me NFL-in, por me faktin se është shumë e përfshirë emocionalisht në ndeshjet e të fejuarit të saj, Travis Kelce, i cili luan në të njëjtin stadium.

“Jam e dashuruar me një burrë që luan këtë sport, në këtë fushë. Dhe është shumë stresuese ta shoh në fushë. Është si shah i dhunshëm. Si gladiatorë pa shpata.”

“Unë jam e fiksuar me atë që ai po bën në fushë. Imagjinoni që ai është aty, çdo javë, duke rrezikuar jetën në një sport të egër e me presion të lartë… dhe unë të mendoj: ‘Cila koreografi do ishte më e përshtatshme? Po sikur të filloj me Shake It Off dhe të kaloj te Cruel Summer?’” – tha Swift me humor.

Ajo shtoi se Travis do të donte shumë që ajo të performonte, por: “Jam thjesht shumë e përfshirë emocionalisht për ta bërë.”

Të këshilluara

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit m...

14:24

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI