Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Kriza dhe çmimet e larta/ Humbje rekord për restorantet luksoze të Nusret

Lapsi.al 8 October 2025
Kriza dhe çmimet e larta/ Humbje rekord për restorantet luksoze

Nusret Gökçe, i njohur si Salt Bae, shefi turk që u bë globalisht i famshëm për mënyrën e veçantë të servirjes së mishit, po përballet me një periudhë të vështirë për biznesin e tij. Sipas raportimeve të fundit, restorantet e tij luksoze kanë regjistruar humbje financiare të konsiderueshme gjatë vitit 2024, duke shënuar një goditje të rëndë për rrjetin e tij ndërkombëtar.

Edhe pse restoranti kryesor në Londër ka sjellë të ardhura mbi 10 milion paund, humbja e madhe lidhet me rivlerësimin e aseteve në filialet e kompanisë në SHBA, ku disa nga lokalet më të njohura, si ato në Beverly Hills, Las Vegas dhe New York, janë mbyllur. Aktualisht, në Amerikë funksionojnë vetëm dy pika, ndërsa Nusret ka vendosur të fokusojë aktivitetin në tregjet ndërkombëtare si Mexico City dhe Ibiza.

Pavarësisht sfidave financiare, Nusret mban ende një pasuri personale të konsiderueshme, rreth 50 milion euro, dhe restorantet e tij ofrojnë ende çmime luksoze, përfshirë biftekun “Giant Tomahawk” me 630 paund ose mishin Wagyu me çmim mbi 1 euro për gram. Megjithatë, përvoja e klientëve nuk është gjithmonë e njëjtë me reputacionin e restoranteve luksoze, pasi vlerësimet në TripAdvisor tregojnë një mesatare prej vetëm 2.9 nga 5 yje.

Ky zhvillim tregon se fama dhe klientela VIP nuk mjaftojnë për të mbajtur gjithmonë në fitim një biznes luksoz, dhe “Salt Bae” po përballet me nevojën për të përshtatur strategjitë e tij ndërkombëtare për të ruajtur reputacionin dhe suksesin e tij./ Burimi: The Telegrapf

Të këshilluara

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit m...

14:24

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI