Flash

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Lapsi.al 8 October 2025
Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 2017.

Në një intervistë të fundit për emisionin Primer Impacto, Raisa mohoi zërat që ajo është e mërzitur me Gomez për shkak të sjelljes së saj pas transplantit, përfshirë pretendimet se Selena ka pirë duhan apo alkool.

“Pyetjet që po më bëni lidhen me thashetheme që kanë qarkulluar në media,” – tha ajo.

“Kur doli lajmi se isha e zemëruar sepse ajo po pinte duhan, unë as nuk isha në dijeni të këtij lajmi.”

Ajo shtoi se as ajo dhe as Gomez nuk kanë folur publikisht për këto pretendime dhe se gjithçka që po flitet është spekulim. “As unë, as ajo nuk kemi folur për këtë. Një ditë ndoshta do ta sqarojmë. Por për momentin, janë vetëm fjalë.”

Raisa mungoi në dasmën e bujshme të Gomez me producentin Benny Blanco, që u mbajt më 27 shtator në Santa Barbara, Kaliforni. Megjithatë, ajo u shpreh:

“Jam shumë e lumtur për të. Ka ndërtuar jetën e saj, është një miliardere. Jam mirënjohëse që munda ta ndihmoja me atë që bëra.”

Në vitin 2017, Gomez e falënderoi publikisht Raisa-n për dhurimin e veshkës duke e quajtur "motër" dhe "bekim". Por marrëdhënia e tyre u përfol si e tensionuar kur në një intervistë në 2022, Selena deklaroi se Taylor Swift ishte “mikesha e saj e vetme në industrinë e muzikës.”

Raisa reagoi me një koment të shkurtër në rrjete sociale: “Interesante”, të cilin më pas e fshiu. Në mars 2023, Gomez sërish e cilësoi Raisa-n si “shoqen më të mirë”, duke shtuar:

“Nuk do të jem kurrë më shumë në borxh me ndonjë njeri tjetër sesa me Francia-n.”

Babai i Raisa-s kishte deklaruar më parë se vajza e tij ishte përballur me Selena-n për shkak të përdorimit të alkoolit pas transplantit, por vetë aktorja e mohoi këtë.

“Ndonjëherë njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për t’u rritur. Marrëdhëniet mund të jenë të vështira,” – u shpreh ajo në një intervistë për Extra TV.

 

Të këshilluara

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë  në premierën e filmit m...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI