Flash

Selena Gomez mohon zërat për tradhti nga Benny Blanco

Lapsi.al 9 October 2025
Selena Gomez mohon zërat për tradhti nga Benny Blanco

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit që përfshijnë të fejuarin e saj, Benny Blanco dhe krijuesen e përmbajtjes në OnlyFans, Theresa Marie. Artistja i dha fund spekulimeve duke ndarë një foto nostalgjike me mikeshën e saj të vjetër në Instagram.

Edhe pse Selena kishte ndjekur më parë Theresa-n në rrjetet sociale dhe e kishte hequr më vonë, fansat u shqetësuan se miqësia e tyre mund të ishte prishur. Por me postimin e fundit, ku përfshihet një foto me Theresa-n dhe mikeshën tjetër të saj Taylor Swift, ajo la të kuptohet se nuk ka tension mes tyre.

“Pak nostalgji nga e kaluara, sepse aktualisht jam shtrirë dhe po kujtoj disa kujtime,” – shkroi ajo në postimin ku shfaqej në disa foto të vjetra me miqtë.

Thashethemet vijnë pasi këngëtarja ka rrëfyer kohët e fundit për ndjesinë e vetmisë pas ndarjes me Justin Bieber, me të cilin ishte në një lidhje të ndërlikuar për gati një dekadë, përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2018.

“Isha vetëm për rreth pesë vite. Kisha disa takime  por asgjë serioze. Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë,” – tha ajo në podcast-in Table Manners.

 

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI