Flash

Keith Urban rrëfen krizën personale para ndarjes nga Kidman

Lapsi.al 14 October 2025
Keith Urban rrëfen krizën personale para ndarjes nga Kidman

Keith Urban ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë turneut muzikor, vetëm pak kohë para se ai dhe Nicole Kidman t’i jepnin fund martesës së tyre 19-vjeçare.

Në një episod të ri të emisionit të tij të ri në CBS, “The Road”, që do të transmetohet më 19 tetor, kantautori australian tregon për vështirësitë që përjetoi gjatë performancave të shumta në turne.

“Është një thirrje e brendshme. O do ta bësh, o nuk do të mbijetosh,” thotë Urban në një pjesë të episodit.

Ai përshkruan momente të vështira në rrugë: “Kur zgjohesh në një autobus turneu në orën 3:30 të mëngjesit, je i sëmurë, në mes të askundit, dhe ke koncertin e pestë po atë natë... nuk ke fjetur, të mungon familja, miqtë... je i vetmuar, i mjeruar dhe sëmurë. Dhe i thua vetes: ‘Pse po e bëj këtë?’” “E vetmja përgjigje është: sepse kjo është ajo për të cilën jam lindur.”

Komentet e artistit vijnë pak javë pasi burime për Page Six konfirmuan ndarjen mes tij dhe aktores Nicole Kidman. Çifti u martua në vitin 2006 dhe kanë dy vajza bashkë: Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14).

Sipas burimeve, Kidman nuk e kishte dëshiruar ndarjen dhe kishte tentuar ta shpëtonte marrëdhënien, ndërkohë që Urban ishte larguar nga banesa familjare për shkak të angazhimeve në turne.

Ndërkohë, kanë qarkulluar zëra për një lidhje të mundshme mes Urban dhe kitaristes së tij, Maggie Baugh, pas disa pamjeve ku ata shfaqen duke flirtuar në skenë. Megjithatë, babai i saj i mohoi këto spekulime duke thënë: " Është thjesht një marrëdhënie muzikore, jo romantike.”

Kidman, 58 vjeçe, ka folur së fundmi për përballimin e momenteve të vështira në një intervistë për Harper’s Bazaar, duke theksuar: “Sado e dhimbshme apo e vështirë të jetë një situatë, gjithmonë ka një rrugë për të dalë përmes saj.”

Tensionet në çift kishin filluar të vëreheshin që në qershor, kur Keith Urban ndërpreu një intervistë me Zoom pasi u pyet për skenat intime të Kidman me aktorin Zac Efron në filmin e saj të fundit në Netflix, “A Family Affair”.

Të këshilluara

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërko...

10:28

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI