Flash

Leonardo DiCaprio i jep lamtumirën Diane Keaton: Një legjendë

Lapsi.al 12 October 2025
Leonardo DiCaprio i jep lamtumirën Diane Keaton: Një legjendë

Leonardo DiCaprio ka kujtuar Diane Keaton, pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta të shtunën, më 11 tetor.

Aktori 50-vjeçar ndau në Instagram Story një foto të rrallë nga vitet ’90, kur të dy luanin së bashku në filmin "Marvin's Room" (1996).

“Diane Keaton ishte një e vetme në llojin e saj. E jashtëzakonshme, gazmore dhe pa kompromis në autenticitetin e saj,” shkroi DiCaprio. “Një legjendë, një ikonë dhe një njeri vërtet i mirë. Kisha nderin të punoja me të që kur isha 18 vjeç. Do të na mungojë thellësisht,” përfundoi aktori.

Në "Marvin's Room", Keaton luante rolin e Bessies — hallës së Hank-ut, një adoleshent problematik që interpretohej nga DiCaprio. Filmi i regjisorit Jerry Zaks përfshinte edhe emra të tjerë të mëdhenj të kinemasë si Meryl Streep dhe Robert De Niro.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Diane Keaton, në moshën 79-vjeçare, u konfirmua të shtunën. Një përfaqësues i saj tha për PEOPLE se “familja kërkon privatësi në këtë moment të trishtuar”.

Përveç DiCaprios, edhe yje të tjerë të njohur kanë shprehur dhimbjen për humbjen e aktores. Bette Midler dhe Goldie Hawn, bashkë me të cilat Keaton ka luajtur në filmin klasik The First Wives Club, ndanë kujtimet dhe fjalët e tyre për mikeshën e ndjerë.

Midler e quajti Keaton një “brilante, e bukur dhe jashtëzakonisht origjinale”, duke shtuar: “Ishte qesharake, pa komplekse dhe e sinqertë. Ajo që shihje ishte ajo që ishte vërtet... oh, la, la!”

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërko...

10:28

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI