Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Britney Spears shpërthen ndaj Federline: Po përfiton nga emri im

Lapsi.al 15 October 2025
Britney Spears shpërthen ndaj Federline: Po përfiton nga emri im

Britney Spears ka reaguar ndaj akuzave tronditëse të ish-bashkëshortit Kevin Federline, të cilat janë bërë publike përmes kujtimeve të tij në librin e ri me titull “You Thought You Knew”, që publikohet më 21 tetor.

Sipas një deklarate të përfaqësuesve të Spears për People, “Kevin dhe të tjerët po përfitojnë sërish nga ajo, pikërisht pasi ka përfunduar pagesa e alimentacionit për fëmijët.”

Ata shtojnë se Spears është e përqendruar vetëm te mirëqenia e djemve të saj, Sean Preston (20) dhe Jayden James (19), dhe se ajo tashmë ka rrëfyer versionin e saj në autobiografinë “The Woman in Me”.

Në librin e tij, Federline  pretendon se fëmijët e tyre nuk donin të qëndronin te Britney gjatë adoleshencës për shkak të sjelljes së saj “të çuditshme dhe shqetësuese”.

Në një fragment të publikuar nga The New York Times, ai shkruan: “Ata zgjoheshin natën dhe e shihnin duke qëndruar në derën e dhomës me një thikë në dorë, duke i parë në heshtje.” Më tej, ai përshkruan se Britney “kthehej pa thënë asgjë dhe largohej në heshtje”.

Federline gjithashtu shpreh shqetësime për gjendjen aktuale të këngëtares, duke thënë se ajo është "në një rrugë pa kthim" dhe se “diçka e keqe do të ndodhë nëse gjërat nuk ndryshojnë”.

Pas ndarjes në vitin 2007, Spears u detyrua të paguante fillimisht 20,000 dollarë në muaj për kujdesin e fëmijëve, e më pas 40,000 dollarë nga viti 2018, kur djemtë jetuan më shumë me babain në Hawaii. Ajo bëri pagesën e fundit në nëntor 2024, pasi djali më i vogël arriti moshën madhore.

Në libër, Federline shprehet se fushata Free Britney, që ndihmoi në përfundimin e kujdestarisë së saj 13-vjeçare në vitin 2021, “i bëri më shumë dëm se dobi”. “Tani kemi nevojë për një lëvizje të re: Save Britney,” shkruan ai. “Sepse kjo nuk ka më të bëjë me liri, por me mbijetesë.”

 

Të këshilluara

Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna?

Blac Chyna ka nxitur aludimet se ajo dhe Rob Kardashian janë rikthyer bashkë. Modelja ndau fotografi të saj në Instagram  duke pozuar pranë një Ferrari në an...

14:29

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI