Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

Lapsi.al 14 October 2025
Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

Aktoreja Naomi Watts u nderua të hënën me një yll në Hollywood Walk of Fame. Në këtë ngjarje të veçantë, mes të ftuarve ishin burri i saj, aktori Billy Crudup, si dhe miqtë e njohur të Watts, përfshirë Jack Black, Sarah Paulson, Niecy Nash dhe Gore Verbinski.

Pas ceremonisë, Watts pranoi se ka qenë gjithmonë e mbushur me dyshime për veten. “Nuk mund ta besoj fare,” i tha ajo revistës Variety duke marrë këtë nderim. “Gjithmonë kam ndjerë që duhet të luftoj, të provoj veten, dhe kjo gjë erdhi krejt papritur. Është me të vërtetë e bukur.”

Aktorja është e njohur për rolet e saj të paharrueshme në filma si Mulholland Drive, The Ring, The Impossible, King Kong, 21 Grams, seriali Divergent, Birdman dhe Feud: Capote vs. the Swans.

Ana Martinez, producentja e Walk of Fame, në një deklaratë për media tha: "Hollywood Chamber of Commerce është krenar që mirëpret aktoren Naomi Watts në Walk of Fame. Naomi ka sjellë thellësi dhe hijeshi të pakrahasueshme në ekran, dhe ne nderojmë karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributet që ajo ka dhënë në kinematografi, duke lënë një ndikim të qëndrueshëm që frymëzon audiencat dhe artistët në mbarë botën."

 

Të këshilluara

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI