Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Kim Kardashian flet për marrëdhënien me Kanye West: Toksike

Lapsi.al 15 October 2025
Kim Kardashian flet për marrëdhënien  me Kanye West: Toksike

Kim Kardashian ka folur pa doreza për jetën e saj romantike pas ndarjes nga Kanye West, në një intervistë të dhënë në podcastin Call Her Daddy të Alex Cooper, të transmetuar më 15 tetor.

Sipërmarrësja e përshkroi marrëdhënien me West si shpeshherë "toksike" dhe pranoi se pas divorcit nuk ka pasur më lidhje të tilla.

“Jam një person që fal shumë, dhe shpesh kujtoj vetëm gjërat e bukura. Por me kalimin e moshës, nuk e toleron më atë lloj sjelljeje. Thjesht nuk ke kohë,” u shpreh Kim.

Divorci i saj me reperin Kanye West u finalizua në nëntor 2022, pas martesës në vitin 2014. Pas ndarjes, marrëdhënia e saj më e njohur ka qenë me aktorin Pete Davidson, nga tetori 2021 deri në gusht 2022.

Në podcast, Kim foli edhe për fundin e martesës me West, duke pranuar se ndonëse pati shenja paralajmëruese, u përpoq të ishte mbështetëse gjatë momenteve të vështira, përfshirë edhe episodet e tij të shëndetit mendor.

“Kur fillova të ndjej se shëndeti im mendor po ndikohej, dhe nuk mund të isha më prind i pranishëm e i përqendruar, kuptova se dikush prej nesh duhej të merrte një hap mbrapa. Duhej të shpëtoja veten për të qenë një nënë më e mirë për të gjithë,” u shpreh Kim.

Ajo theksoi se mungesa e ndjesisë së sigurisë, emocionalisht dhe financiarisht, ishte ndër arsyet kryesore që e shtynë drejt ndarjes.

“Do të kthehesha në shtëpi dhe makinat ishin zhdukur – pesë Lamborghini. Ai ia kishte dhuruar miqve të tij. Thjesht nuk e dije çfarë të prisje kur të zgjoheshe në mëngjes, dhe kjo është shumë destabilizuese.”

Kim zbuloi se vajza e saj më e madhe, North, shpesh e shtyn që të gjejë sërish dashurinë. “Më tha: ‘Mami, duhet të martohesh. Je bërë shumë e madhe dhe askush nuk do të merret më me ty,’” tregoi ajo me humor.

Megjithatë, Kardashian nuk e konsideron marrëdhënien me Kanye West si dështim. “Një marrëdhënie mbi një dekadë me katër fëmijë të mrekullueshëm nuk është dështim,” tha ajo.

 

Të këshilluara

Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna?

Blac Chyna ka nxitur aludimet se ajo dhe Rob Kardashian janë rikthyer bashkë. Modelja ndau fotografi të saj në Instagram  duke pozuar pranë një Ferrari në an...

14:29

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI