Flash

Dallga anti-Izrael/ Edhe Portugalia po shqyrton njohjen e Palestinës

Lapsi.al 31 July 2025
Dallga anti-Izrael/ Edhe Portugalia po shqyrton njohjen e Palestinës

Qeveria portugeze do të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit mbi mundësinë e njohjes së shtetit të Palestinës në OKB në shtator, njoftoi zyra e kryeministrit Luis Montenegro.

“Portugalia po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në Nju Jork në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Vendimi për të mbajtur konsultime vjen pas kontakteve të shumta midis qeverisë dhe partnerëve të saj, kryesisht duke marrë parasysh “zhvillimin jashtëzakonisht shqetësues të konfliktit, si në nivel humanitar ashtu edhe raportet e përsëritura për një aneksim të mundshëm të territoreve palestineze” nga Izraeli.

Vende të tjera si Franca, Britania dhe Kanadaja kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të njohur një shtet palestinez në shtator.

Lexo më tej: Analiza/ Izraeli po izolohet ndërkombëtarisht, edhe aleatëve po i soset durimi 

Iniciativat vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se një skenari më i keq i urisë ishte në zhvillim e sipër në Gaza.

“Qeveria ka kryer një proces shumë të kujdesshëm dhe të menduar mirë, gjithmonë pas diskutimeve me partnerët e saj evropianë dhe partnerë të tjerë”, tha Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa menjëherë pas njoftimit të qeverisë portugeze.

“Është një vendim që është rezultat i një mendimi të pjekur”, tha Ministri i Jashtëm Paulo Rangel për transmetuesin shtetëror RTP .

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI