Flash

Berisha sulmon Dumanin: Heshtje varri për paratë e Ramës dhe Veliajt në kulla

Lapsi.al 31 July 2025
Berisha sulmon Dumanin: Heshtje varri për paratë e Ramës dhe

Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha mori shkas nga deklarata e sotme e Altin Dumanit, se Erion Veliaj po hetohej veçmas për disa vepra penale, për ta sulmuar kreun e SPAK.

Berisha u shpreh se 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj dhe se për këto para nga Altin Dumani ka vetëm heshtje varri.

"Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale.

Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri.

Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot" - u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Altin Dumani deklaron hetime të tjera për Erion Veliajn 

Kreu i PD-së bëri edhe intepretimin e tij se pse SPAK nuk heton këtë aferë.

"Natyrisht askush të mos presë që Altin Troplini të ndjekë këtë çështje përderisa aty është emri i Edi Ramës. Çdo gjë që lidhet me Edi Ramën, fshihet dhe mbyllet nga Altin Troplini. Por, e vërteta vonon, por nuk harron.

130 milionë euro, në fakt janë edhe nja 60 milionë të dherave, kështu që shkojnë 190 milionë.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmira për përdorimin e këtyre parave të vjedhura në kulla.

Natyrisht kjo kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Dhe me Altin Troplinin ky hetim është i pamundur" - përmbylli Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Aksident në Fier, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ësht...

16:06

Aktivizohet një vatër zjarri në Bulqizë

Pas reshjeve të shiut që ndihmuan në fikjen e disa vatrave zjarri në Qarkun e Dibrës, sot rreth orës 13:00 është aktivizuar një vatër e re zjarri mbi qytetin e ...

14:30

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI