Flash

Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Lapsi.al 31 July 2025
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

Trupi gjykues monokratik, i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi të mos pranojë ankimimin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Shkallës së Parë të GJKKO-së.

Ky vendim vjen pas prishjes së vendimit të mëparshëm të Apelit të Posaçëm (nr. 51, datë 28.02.2025), nga Gjykata e Lartë, e cila kishte urdhëruar rikthimin e çështjes për rishqyrtim.

Sipas Apelit, vendimi i sotëm u mor në përputhje me legjislacionin dhe palët kanë të drejtën të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë.

Të këshilluara

Aksident në Fier, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ësht...

16:06

Aktivizohet një vatër zjarri në Bulqizë

Pas reshjeve të shiut që ndihmuan në fikjen e disa vatrave zjarri në Qarkun e Dibrës, sot rreth orës 13:00 është aktivizuar një vatër e re zjarri mbi qytetin e ...

14:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI