Flash

FOTO/ Vandalizohet shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Lapsi.al 30 July 2025
FOTO/ Vandalizohet shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbut në Prizren është bërë objekt i vandalizmit teksa përkrenarja dhe shpata janë lyer me ngjyrë ari.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij akti duke e cilësuar si një sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

Konkretisht, kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” thotë Oroshi.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

Shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit ku është mbajtur një tjetër ngjarje me rëndësi të veçantë për vetëdijen kombëtare si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI