Flash

Vrau policin e ‘Shqiponjave’ në Fier/ Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Lapsi.al 30 July 2025
Vrau policin e ‘Shqiponjave’ në Fier/ Gjykata dënon me

Gjykata e Fierit ka vendosur dënimin me burg të përjetshëm për Azgan Mërnicën, i cili një vit më parë vrau efektin e Shqiponjës Novruz Cenalian. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale, vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Vendimi i Gjykatës së Fierit:

“Në datën 30.07.2025, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi së shqyrtuari kërkesa penale me palë:

•KËRKUES:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier: Përfaqësuar nga Prokurori z. Denis Hyka

•I PANDEHUR:

A.M., përfaqësuar në gjykim me avokatin Xhevair Morina, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier

•OBJEKTI:

Gjykimin e procedimit penal që bën fjalë për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit” parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

•VIKTIMA:

1.I.A.C. (në mungesë)

2.M.C. (në mungesë)

Në përfundim të gjykimit, zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë z. Denis Hyka, në prani të të pandehurit A.M. dhe të avokatit të tij z. Xhevair Morina, në mungesë të viktimës A.C. dhe M.C., Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi materialet e çështjes dhe mori në konsideratë provat e marra në seancë gjyqësore, të zhvilluara sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar, dëgjoi konkluzionet përfundimtare nga palët, në të cilën u kërkua:

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në dëm të punonjësit të policisë së shtetit, viktimës N.C., dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, me bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

5.Në masën e dënimit të mbahet parasysh edhe periudha e vuajtur në paraburgim nga data e arrestimit të tij më 16.05.2024 ora 01:50 e në vijim. Dënimi me burgim të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6.Në bazë të nenit 190, pika 1, germa “b”, të K.Pr. Penale, provat materiale të sekuestruara (……………….)…

7.Në aplikim të nenit 393 të K.Pr. Penale, shpenzimet proceduriale, në fazën e hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit A.M.

8.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Fier, sot më datë 30.07.2025.

Të këshilluara

Përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj rad...

18:50

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI