Flash

Burrë e grua ishin nisur të shisnin peshk, detaje nga aksidenti tragjik në Borsh

Lapsi.al 30 July 2025
Burrë e grua ishin nisur të shisnin peshk, detaje nga aksidenti

Burrë e grua humbën jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Borsh-Plazh.

Furgoni tip "Benz Vito", me të cilin udhëtonin viktimat, u përplas "kokë më kokë" me një fuoristradë tip "Benz".

Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti, 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë ende publik.

Ndërsa dy personat që ndodheshin në fuoristradë, shoferi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.

Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Të këshilluara

Përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj rad...

18:50

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI