Flash

Vodhën dosjet e SPAK, GJKKO nuk liron Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn

Lapsi.al 30 July 2025
Vodhën dosjet e SPAK, GJKKO nuk liron Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn

GJKKO nuk ka pranuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, të cilët akuzohen se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorët.

Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, Zambak Gjoni dhe  Arnold Rrokaj do të vazhdojnë të hetohen në qeli.

“GJKKO 61004-00440-00-2025 ZAMBAK GJONI, ARNOLD RROKAJ Nenet 228,229,238,258,259 KPP‘’ Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni kundër vendimit nr.28 ( 87-2025-142), datë 22.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftimin e GJKKO.

Arnold Rrokaj është 33- vjeçari që pretendohet se ka pranuar se ka ndërhyrë në postën elektronike të tre prokurorëve. Vlonjati që ka qenë i punësuar në IMT mësohet të ketë thënë se “e bëra nga kurioziteti”, duke lënë të kuptohet se, në fakt, ka përvetësuar materiale nga adresat elektronike të prokurorëve. Mirëpo hetimi i çështjes tashmë është fokusuar tek fakti se Rrokaj, i cili dyshohet se ia ka dhënë të dhënat e përftuara Zambak Gjonajt dhe ky i fundit i ka shpërndarë në persona të tretë, ka funksionuar si grup kriminal bashkë me Gjonajn dhe personat e tjerë.

Sipas të dhënave hetimore është e qartë se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve. Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.

Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem. Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të email-ve për sa kohë janë thyer nga të interesuarit. SPAK nuk bën me dije se çfarë materialesh janë marrë në këto adresa dhe se kush janë palët e treta që kanë pasur interes për materialet hakeruese.

Të këshilluara

Berisha: Balluku në Fier si Assadi në Siri

Kreu i PD në një konferencë për mediat ditën e sotme ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë...

13:32

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI