Flash

“1.5 milionë euro në muaj më shkatërruan” përgjimet e bosëve të kokainës në SKY

Lapsi.al 30 July 2025
“1.5 milionë euro në muaj më shkatërruan”

Rreth 6 ton kokainë dyshohet se ka kaluar drejt Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të BE-së grupi kriminal që u godit disa ditë më pare, me një vlerë tregu prej rreth 411 milionë eurosh. Emrat që përfliten përfshijnë bosë të krimit të organizuar, biznesmenë të njohur dhe figurat e lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas dosjes së siguruar nga GJKKO, një nga episodet kyçe është ai i prillit 2020, kur një dërgesë prej 250 kg kokainë që kishte si destinacion final Britaninë, përmes Kanalit të La Manshit në Francë, u sekuestrua nga autoritetet. Organizatorët e kësaj ngarkese rezultojnë të jenë Erion Alibej, në bashkëpunim me biznesmenët Artur Hoxhosmani, Elidon Skëndaj dhe Ilir Lloshi. Të tjerë persona të përfshirë mbeten ende të paidentifikuar.

“1.5 milionë euro në muaj më ka shkatërruar” – shkruan Hoxhosmanit në SkyECC në një nga bisedat.

Sipas hetimeve, 30 kg kokainë nga kjo ngarkesë ishin “pjesa” e Artur Hoxhosmanit. Në komunikime të siguruara përmes platformës së koduar SkyECC, Hoxhosmani shfaqet i dëshpëruar për sekuestrimin dhe për humbjet e njëpasnjëshme në dërgesa të tjera.

“Dhe dje humba 30 copë, vëlla,” i shkruan ai një anëtari të grupit, ende të paidentifikuar.

“Kamioni më doli në rrugë, për dreq ... motrës të gjitha gjërat në Holandë ishin aty. 237 copë gjithsej. Vetëm unë humba 30 copë. Më ka shkatërruar. 1.5 milionë për një muaj.”

Në një tjetër bisedë, ai shfaqet i habitur që ngjarja nuk ishte bërë ende publike në media:

“Se në lajme nuk ka dalë ende asgjë. Çfarë thua? Ka shoferi se kanë kap.”

Përplasja me Skëndajn: “Siguri në këtë punë s’ka”

Pas sekuestrimit të drogës, tensionet mes ortakëve u rritën. Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Elidon Skëndaj – i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj – i kujton Hoxhosmanit rreziqet e “biznesit”.

“Nuk erdha un te ty, erdhe ti te mu. Siguri në këtë punë s’ka. Kaq din me thënë unë. Dhe bën gabim që shkruan këto sms pa lidhje.”

Po ashtu, në këtë trafik, Erion Alibej del si figura që garantonte transportin e drogës. Ai i referohet kokainës si “panine” dhe i dërgon anëtarëve të grupit fotot e kamionit dhe të shoferit rumun që transportonte mallin.

“Kush i do paninet e veta vlla tiki ti marri në doganë, atje i ka 100%,” shkruan Alibej.

Një tjetër anëtar aktiv i trafikut është Ilir Lloshi, i cili shfaqet në biseda pasi lexon lajmin për sekuestrimin. Ai i dërgon një foto të artikullit një bashkëpunëtori, duke i treguar se është i mërzitur për 15 kg kokainë, që ishin pjesa e tij. Por i vendosur për të vazhduar, Lloshi shkruan:

“Jo, s’mërzitem se do punojmë fort.”

SPAK e ka zbuluar këtë grup gjatë hetimeve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, që çoi në ndjekjen e Palurent Dervishajt, të penduarit Erion Alibej dhe të tjerë emra të njohur si Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj (i njohur si bosi i ‘Cincos’), pjesë e një strukture me 16 anëtarë.

Ata dyshohen se kanë trafikuar të paktën 6 ton kokainë, duke përdorur rrjete të sofistikuara logjistike dhe komunikimi.

Sekuestro e luksit dhe parave të pista

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar:

• 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në cash

• 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

• Një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025

• 2 orë luksi (Rolex dhe Richard Mille)

• 16 celularë dhe 19 karta bankare ndërkombëtare

• Të dhëna bankare nga Dubai, Gjermania, Italia dhe Panama

• Një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje elektronike

• Në shtëpinë e Hoxhosmanit u gjetën edhe 3 armë zjarri pa leje.

Të këshilluara

Berisha: Balluku në Fier si Assadi në Siri

Kreu i PD në një konferencë për mediat ditën e sotme ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë...

13:32

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI