Flash

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë

Lapsi.al 30 July 2025
Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet

Qeveria shqiptare ka miratuar një metodologji të re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Sipas këtij vendimi, familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët pa të ardhura dhe individët pa mbështetje sociale, do të ndihmohen me deri në 5 metër kub ujë në muaj – sasi që shteti e konsideron si konsum “jetik”, dhe që e paguan në emër të tyre.

Për të qenë më konkretë: 5 m³ ujë = 5,000 litra në muaj. Në një familje mesatare prej 4 anëtarësh, kjo do të thotë 1,250 litra në muaj për person, ose rreth 41.6 litra në ditë për secilin.

5 m³ ujë në muaj për një familje nuk mjaftojnë as për higjienën minimale, e jo më për një standard të mirëfilltë jetese, sidoqoftë kjo është ajo që shteti e quan “akses të barabartë në një shërbim jetik” dhe do të shërbejë për të ulur disi faturën e ujit.

Skema zbatohet automatikisht, pra qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë, të presin radhë apo të japin dokumente, sepse për fat të mirë, shteti i njeh tashmë mirë kush janë të varfrit e tij. Listat vijnë nga bashkitë, kalojnë te shoqëritë e ujësjellësve, dhe këto të fundit detyrohen të aplikojnë zbritjen përkatëse. Nëse nuk e bëjnë, jo vetëm që nuk rimbursohen nga shteti, por e paguajnë vetë diferencën.

Por vlera reale e kësaj skeme nuk qëndron te litrat që shpërndahen, por te mesazhi politik që përçon: një vend që nuk ka garanci për paga dinjitoze, për punësim të qëndrueshëm apo shërbime shëndetësore efikase, krenohet që të paktën nuk të lë pa ujë, për aq sa të mos vdesësh nga etja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar. Moti do të paraqitet me vranësira të përqendru...

07:19

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI