Flash

REL: Shqipëria arreston 18 persona nën dyshimet për zjarrvënie

Lapsi.al 29 July 2025
REL: Shqipëria arreston 18 persona nën dyshimet për

Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 18 persona, nën dyshimet për zjarrvënie në pjesë të ndryshme të vendit. Prej mesit të qershorit, mbi 12.000 hektarë, përfshirë pyje dhe ullishte, janë dëmtuar si pasojë e zjarreve që janë përhapur në këtë vend të Ballkanit, sipas grupeve për mbrojtje të ambientit. Disa dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në ditët e fundit, disa prej tyre jo shumë larg bregdetit plot me turistë.

“Zjarrvënia nuk është thjesht krim – është kërcënim për jetën, natyrën dhe të ardhmen”, ka thënë Ministria e Brendshme e Shqipërisë përmes një deklarate të martën.

Ata që shpallen fajtorë për nisje të qëllimshme të zjarreve mund të dënohen me pesë vjet burgim, “mirëpo nëse zjarri shkakton dëm të konsiderueshëm material dhe ka pasoja serioze në jetën dhe shëndetin e njeriut, Kodi Penal parasheh dënime prej 10 deri në 15 vjet", ka thënë ministria. Për disa zjarre aktive është raportuar edhe të martën në Shqipëri, teksa vendi është në pritje të ulje të temperaturave, çka do të lehtësojë punën e ekipeve të zjarrfikësve.

Gjithë rajoni i Ballkanit ka regjistruar temperatura në deri 40 gradë Celsius në ditët e fundit. Edhe në Kosovë është raportuar për disa zjarre aktive. Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent më 28 korrik, ekipet e agjencisë i kanë raportuar 29 vatra zjarri dhe prej tyre 23 janë lokalizuar, ndërsa gjashtë kanë mbetur aktive. Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre, të cilat kanë djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./ REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI