Flash

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas një 12-vjeçar me biçikletë

Lapsi.al 29 July 2025
Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas një

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 12 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të kuptuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e përplasjes.

"Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI