Flash

Bilanci i zjarreve/ Mbi 26 mijë ha të djegura, mbi 161 milionë euro dëmi

Lapsi.al 29 July 2025
Bilanci i zjarreve/ Mbi 26 mijë ha të djegura, mbi 161 milionë

Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër... zjarret e ndezura kryesisht këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe.

"Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 161 milionë euro.

“Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më tani ka pasur 58 zjarre në pyje e kullota.

Me gjithë reshjet në këto ditë të para, ekspertët vlerësojnë se sipërfaqja dhe dëmi ekonomik nga zjarret mund të zgjerohet me vjeshtën para. “Ndër vite kemi pasur shumë zjarre gjatë muajve të vjeshtës. Nëse do të kemi temperatura të larta si vjet, rrezikojmë të kemi shumë zjarre”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve. /A2

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI