Flash

Tentoi të kalonte kufirin në Rinas me pasaportë false, arrestohet gjeorgjiani

Lapsi.al 29 July 2025
Tentoi të kalonte kufirin në Rinas me pasaportë false, arrestohet

Një 41-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë greke të falsifikuar.

Shtetasi me inicialet G. Z., fillimisht u paraqit në sportelin e Policisë me pasaportën e tij gjeorgjiane dhe një biletë për në Budapest, por më pas u kap te porta tjetër e imbarkimit, duke u përgatitur të udhëtonte drejt Mançesterit, me një pasaportë greke false. Pas kontrollit fizik dhe të bagazhit, policia i gjeti dokumentin e falsifikuar dhe një kartë imbarkimi me të njëjtat të dhëna. Ekspertiza paraprake tregoi se pasaporta greke ishte false.

Policia Kufitare veproi në bashkëpunim me autoritetet britanike, të cilat kishin dhënë informacion paraprak për rastin. Shtetasi është arrestuar për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve dhe vizave” dhe çështja i është referuar Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokument të falsifikuar. Vihet në pranga 1 shtetas gjeorgjian. Sekuestohet një pasaportë false.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në informacionet e marra përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave me partnerët britanikë, se një shtetas gjeorgjian dyshohet se do të përdorte një pasaportë të falsifikuar për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, menjëherë kanë organizuar punën. Si rezultat është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Z., 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjeorgji.

Ky shtetas fillimisht ka paraqitur në sportelin e Policisë, për të dalë në mënyrë të rregullt nga Republika e Shqipërisë, pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit.

Shërbimet e Policisë e kanë mbajtur në monitorim dhe e kanë konstatuar te porta tjetër dalëse, gati për imbarkim në linjën me itinerar “Tiranë-Mançester”. Në vijim të veprimeve, është bërë shoqërimi i shtetasit G. Z., në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna. Nga ekzaminimet paraprake në laboraror, dyshohet se pasaporta është e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftime dhe vizave” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Ky rast nënvizon rëndësinë dhe efektivitetin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese britanike, në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI