Flash

Dy kongresiste amerikane i shkruajnë Trump: Ndërhy për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Lapsi.al 29 July 2025
Dy kongresiste amerikane i shkruajnë Trump: Ndërhy për
Dy kongresiste amerikane, repuiblikania Claudia Tenney dhe demokratja Chrissy Houlahan i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump duke i kërkuar të punojë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bën të ditur Tenney, e cila ka publikuar letrën në rrjetet sociale, ato i bëjnë thirrje Trumpit të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, që do të përfshinte një paqe afatgjatë dhe njohje reciproke. “Pasi u takuam me zyrtarë kyçë të qeverisë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, besojmë se ju dhe administrata juaj keni një moment unik në histori për të mundësuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë mes këtyre dy shteteve kyçe në Ballkan. Prandaj ju inkurajojmë të shfrytëzoni influencën tuaj për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato. Mendojmë se një ujdi e mundshme paqeje dhe njohje reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor” - thuhet në deklaratë. Dy kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Lëvizja serbe “Ne jemi fuqia e popullit”, teksa njofton lajmin, kujton se kongresistja që ka shkruar letrën është vlerësuar gjatë vizitës në Beograd me urdhrin e flamurit serb, prandaj iniciativa përnjohje reciproke mund të përkthehet si diçka që ka bekimin e Beogradit zyrtar. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI