Flash

Ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau "kapet mat" me këngëtaren Katy Perry

Lapsi.al 29 July 2025
Ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau "kapet mat" me

Nuk është një fantazi adoleshentesh, por realitet: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është parë duke darkuar me superyllin e popit, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit.

Sipas TMZ, dyshja janë fotografuar të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant i renditur si i 11-ti më i miri në Kanada dhe i rekomanduar nga guida prestigjioze Michelin.

Në njërën nga fotot, Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat — përfshirë një me karavidhe — dhe konsumojnë kokteje.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një takim miqësor apo diçka më shumë, por vëmendja mediatike nuk ka munguar.

Katy Perry ndodhet në Kanada për një seri koncertesh, me ndalesën e radhës në Montreal të mërkurën. Nga ana tjetër, Trudeau është beqar prej gushtit 2023, kur njoftoi ndarjen nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë. Edhe Perry konfirmoi së fundmi ndarjen nga aktori Orlando Bloom. /Top Channel

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI