Flash

Trump kërcënon hapur ish-Presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev

Lapsi.al 31 July 2025
Trump kërcënon hapur ish-Presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi ish-Presidentin rus Dmitry Medvedev, dhe e hodhi poshtë atë si një president “të dështuar”.

“Rusia dhe SHBA pothuajse nuk bëjnë fare biznes bashkë. Le të mbetet kështu, dhe i thoni Medvedevit, ish-presidentit të dështuar të Rusisë, që mendon se ende është president, të ketë kujdes me fjalët. Po hyn në territor shumë të rrezikshëm!” shkroi Trump në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Medvedev, që është po ashtu shumë aktiv në rrjetet sociale, ka tallur ultimatumin e Trump-it ndaj Kremlinit, në të cilin presidenti amerikan e shkurtoi afatin për Kremlinin që të përfundojë luftën në Ukrainë, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda ekonomike.

“Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë: 50 ditë ose 10… Ai duhet të kujtojë 2 gjëra: 1. Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. 2. Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës,” shpërtheu Medvedev në rrjetet sociale më herët këtë javë. “Jo mes Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij vetë. Mos ndiq rrugën e Sleepy Joe! (gjumashit Xho Bajden)” 

Në një postim tjetër në X, Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e quajti senatorin amerikan Lindsey Graham “plakushi”, pasi republikani me qëndrim të fortë në politikën e jashtme i kishte thënë atij të “shkonte në tryezën e paqes”. 

“Nuk është puna jote apo e Trump-it të diktoni se kur të ‘ulemi në tryezën e paqes’. Negociatat do të përfundojnë kur të jenë arritur të gjitha objektivat e operacionit tonë ushtarak. Kujdesuni për Amerikën më parë, plakush!” shpërtheu Medvedev.

Trump në korrik kishte caktuar fillimisht një afat prej 50 ditësh për Rusinë që të arrijë një armëpushim me Ukrainën, duke kërcënuar me tarifa nëse nuk arrihej një marrëveshje.

Medvedev ka qenë kryeministër i Vladimir Putin-it, përpara se të shkëmbente rolet me të dhe të shërbente si president nga viti 2008 deri në 2012, sepse ligji rus i ndalonte Putinit një mandat të tretë radhazi. Medvedev është një mbështetës i zëshëm i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Putin dhe një “qen sulmues” i shpeshtë në rrjetet sociale për Kremlinin.

Lufta në rritje e fjalëve vazhdoi në Telegram, ku një Medvedev i zemëruar kërcënoi Trump-in me një armë bërthamore nga koha e Luftës së Ftohtë të njohur si “Dora e Vdekur”, një sistem bërthamor rus i krijuar për të lëshuar automatikisht një goditje hakmarrëse.

“Nëse disa fjalë nga një ish-president rus mund të shkaktojnë një reagim kaq nervoz nga Presidenti supozohet i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara, atëherë është e qartë që Rusia ka të drejtë për gjithçka dhe do të vazhdojë rrugën e vet,” shkroi Medvedev në një postim.

“Dhe sa i përket ‘ekonomive të vdekura’ të Indisë dhe Rusisë dhe ‘hyrjes në territore të rrezikshme’, mirë, le të kujtojë filmat e tij të preferuar për ‘të vdekurit që ecin’, si edhe sa e rrezikshme mund të jetë ‘Dora e Vdekur’ që supozohet se nuk ekziston,” shtoi ai.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI