Flash

Trump nuk tërhiqet: Kriza në Gaza mbaron me dorëzimin e Hamasit, lirimin e pengjeve

Lapsi.al 31 July 2025
Trump nuk tërhiqet: Kriza në Gaza mbaron me dorëzimin e Hamasit,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tw Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sërish mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për një zgjidhje të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis.

“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkroi Trump në një postim të bërë të enjten në rrjetet sociale.

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, po zhvillon një takim sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, raporton CNN.

Lexo më tej: Analiza/ Izraeli po izolohet ndërkombëtarisht, edhe aleatëve po i soset durimi 

Witkoff mbërriti në Izrael të enjten, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke akuzuar Hamasin për “besim të keq” në negociata.

Kriza humanitare në Gaza është përshkallëzuar, me mungesë të theksuar të ndihmave, energjisë dhe shërbimeve mjekësore.

Përplasjet ushtarake mes Izraelit dhe Hamasit kanë vazhduar me intensitet, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm nuk kanë dhënë rezultate konkrete deri më tani.

Qindra civilë mbeten të zhvendosur, dhe një numër i panjohur pengjesh ende mbahet nga Hamasi që prej shpërthimit të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI